Ja si u prit Obama në Greqi (FOTO)

16/11/2016 00:00

Udhëtimin e fundit në Europë si kryetar i shtetit amerikan, Barack Obama e nisi nga Greqia një ditë më parë. “Masat antikrizë, të vetme nuk sjellin dot prosperitet”, ishte mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë në takimin me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, të përshkruar nga mediet si tejet të përzemërt.

Protesta e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Athinë u shoqërua edhe nga protestat. Rreth 7.000 persona, mes të cilëve shumë protestues të maskuar dhe pjesëtarë të grupit “PAME” të lidhur me komunistët, marshuan përmes rrugëve në qendër të Athinës, duke mbajtur parulla me shënimin “I padëshiruar!”.

Në fotogaleri gjeni foto nga protesta, por edhe të masave tejet të rrepta të sigurisë gjatë vizitës së Obamës në Athinë.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel