F1, Palmer te Renault, Ocon do të zëvendësoje Hulkenberg

10/11/2016 00:00

Ranault konfirmon Jolyon Palmer edhe për vitin 2017. Pas shumë zërash që qarkullonin për largimin e tij, skuadra franceze vendosi që të konfirmojë britanikun, si shok skuadre i Nico Hulkenberg për vitin e ardhshëm.

Palmer që në muajin tetor mori pikën e parë në F1, në Çmimin e Madh të Malajzisë, duket shumë entuziast. “Jam shumë i lumtur që për të dytin vit radhazi unë do të garoj me skuadrën Renault dhe mezi po pres që besimin që më dhanë ta tregoj në pistë. Pasi kam punuar 2 vjet në Enstone, mund të vlerësoj mirë progresin e madh që ka bërë kjo skuadër”.

Konfirmimi i Palmer i hap në këtë mënyrë rrugën transferimit të Kevin Magnussen tek Haas për vitin tjetër. Danezi mendohet se ka firmosur për 2 vjet me skuadrën amerikane, pasi refuzoi më parë rinovimin vetëm për një vit nga Renault.

Në këtë mënyrë bien poshtë edhe spekulimet që lidhnin Ocon me Renault. Piloti francez, që pjesën e dytë të vitit 2016 e kaloi si pilot i Manor është shumë pranë firmosjes me Force India, duke zëvendësuar Hulkenberg.

Top Channel