Një italian në Londër, për Verratti-n në garë edhe Chelsea

10/11/2016 00:00

Chelsea është pretendenti i radhës që kërkon shërbimin e mesfushorit Italian, Marco Verratti. Qëndrimi i mesfushorit në Paris duket i kushtëzuar nga një marrëdhënie aspak e pranueshme me trajnerin Emery. Në këto kushte “Blutë e Londrës” janë gati të turren në ankandin për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre.

Chelsea po kërkon që në janar të lirohet nga spanjolli Fabregas dhe vendin e tij t’ja japin pikërisht Verrattit. Në pamje të parë duket një operacion i vështirë, por kur është edhe pëlqimi i vetë italianit është për të ndërruar skuadër, Conte do t’i shkelte të gjithat rrugët që çojnë në finalizimin e kësaj transferte.

Në fakt admirimi i Contes në drejtim të Verrattit ka qenë gjithnjë i madh, edhe pse ish-mesfushori i Pescaras nuk pati vijueshmëri si zëvendësues natyral i Pirlos, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. Dhe tani rrugët e të dyve kryqëzohen sërish, me Conten shumë më të bindur se Mourinho që Verratti është një regjisor perfekt në mesfushë.

Dhe vetë agjenti i futbollistit pak ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë e operacionit të largimit nga Parisi dhe pas Manchester United, Chelsea është shumë më afër mesfushorit.

Top Channel