Atentat ndaj shefit të arbitrave, futbolli grek në kaos

09/11/2016 00:00

Greqia ka pezulluar të gjitha ligat kombëtare të futbollit dhe kompeticionet e organizuara nga federata pas një atentati për vrasjen e Giorgios Bikas, shefit të arbitrave në futbollin helen.

Vendimi surprizë u mor nga bordi administrativ i federatës pas një zjarrvënie të rëndë dhe të qëllimshme në zonën e Halkidhiki në Greqinë Veriore, aty ku banon edhe kreu i arbitrave.  As Giorgios Bikas dhe as pjesëtarët e familjes së tij nuk u dëmtuan nga zjarrvënia, por banesa u shkatërrua totalisht.

“Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme vendosëm të pezullojmë të gjitha ligat deri në përfundimin e hetimit për rastin e rëndë” thuhet në njoftimin zyrtar.

Federata greke si asnjë institucion tjetër i futbollit europian, komisionohet nga inspektorë të qeverisë me bazë në Athinë. Arsyeja është lufta ndaj korrupsionit me përmasa të mëdha brenda të njëjtës federatë.

në të kaluarën episodet e dhunës kanë qenë të pranishme mes tifozëve dhe policisë dhe pezullimi i kampionateve është verifikuar disa herë në vitet e fundit.

Top Channel