MotoGP, Rossi kërkon të fitojë titullin në vitin 2017

08/11/2016 00:00

“Do të doja të garoja gjithmonë, por e di që kjo është e pamundur. Kam firmosur një kontratë edhe për 2 vjet me Yamahën dhe ndihem mirë si me skuadrën ashtu edhe me motorin”, ishin këto fjalët e Valentino Rossi gjatë prezantimit të linjës së re të motorëve të Yamahas në Milano ku 9 herë kampioni i botës bëri edhe një bilanc të sezonit aktual.

“Presim modelin e ri që do të provojmë në testet e Valencia-s dhe do të përpiqemi të fitojmë titullin në MotoGP në 2017” theksoi Rossi.

Për italianin vendi i dytë për këtë vit ishte një rezultat i mirë. “U bënë gabime, por mungoi edhe fati. Kemi pasur shumë ulje-ngritje”, përfundoi Valentino Rossi.

Top Channel