Kërkesa e PD, Balla: Jo vetëm ne të befasuar, por edhe PE

07/11/2016 00:00

Nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste, u shpreh në një lidhje telefonike në edicionin e mbrëmjes në Top Channel se jo vetëm partia ku ai bën pjesë por edhe deputetë të PE kanë mbetur të befasuar nga lëvizja e fundit e opozitës shqiptare, që depozitoi ditën e sotme një amendament drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin.

“Jo vetëm ne jemi të befasuar, por bashkë me ne janë të befasuar edhe miqtë e Parlamentit Europian. Ajo që kërkoi PD është ajo e përgatitur edhe nga Parlamenti Europain. Opozita i hoqi vizë këtij rekomandimi. Duke kërkuar kufizimin e negociatave, me disa kushte që askush nuk i kuptonte”, tha Balla për Top Channel.

Balla tha se rekomandimi i të mërkurës do të jetë pozitiv. “Kjo loja e datës është loja e Aldos dhe e Lulit. Ne nuk presim një datë, por një rekomandim pozitiv, ashtu siç është vepruar edhe me vendet e tjera të rajonit. Më është dukur si një kolumbian i dehur dhe jo si një deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, tha deputeti socialist.

Top Channel