Tentoi të korruptojë gjyqtaren, arrestohet 41-vjeçari

07/11/2016 00:00

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion ndaj gjyqtarit është vënë në pranga nga forcat e policisë së kryeqytetit.

Ervin Braho, përfaqësues ligjor i një shoqërie, është kallëzuar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative, S. Gj, se ka tentuar ti japë rryshfet në zyrën e saj.

Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për 5 milionë lekë të vjetra, me qëllim favorizimin e një çështjeje gjyqësore. Ndaj 41-vjeçarit rëndon akuza e korrupsionit aktiv të gjyqtarit/prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Top Channel