Kukësi fiton e merr kreun, Tirana e Josës fillon të bindë

06/11/2016 00:00

Kukësi ka marrë kryesimin e kategorisë Superiore pas fitores 3-1 ndaj Vllaznisë që e vendos me pikë të barabarta me Skënderbeun, por me diferencë më të mirë golash.

Ekipi verilindor triumfoi 3-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin Zeqir Ymeri, në një ndeshje të dominuar ku Pero Pejic ishte protagonisti kryesor.

Plot 4 mbrojtës kishte Vllaznia në rastin e golit të parë, por asnjë prej tyre nuk priste shpërthimin e kroatit që i dha Kukësit epërsinë në minutën e 18. Një faull i Vaicer në zonën e shkodranëve solli penallti për vendasit por nga pika e bardhë, këtë herë Pejiç gaboi shënjestrën.

Mbrojtja e Vllaznisë gaboi edhe në një aksion sulmues tjetër brenda zonës, e arbitri nuk hezitoi për të dhënë 11 metërsh me bomberin ballkanas që mësoi nga gabimet duke cuar ndeshjen në 2-0.  Shtubina rihapi sfidën me një gol të lehtë në portën e Kukësit, por grinta e sulmuesit ishte pak për të shkundur ekipin. Goli i tretë që vulosi dhe suksesin e vendasve erdhi nga guri.

Tirana e Mirel Josës bindi që në premierën e trajnerit këtë sezon te kryeqytetasit, me suksesin 3-1 ndaj Teutës. Në vetëm 7 minuta lojë të pranishmit në stadiumin Selman Stërmasi panë dy gola. Në fillim avantazhin e  durrsakëve me Gripshi e më pas përgjigjen e Hoxhallarit.

Por nuk ishte vetëm kaq, Gentian Muça u harrua nga mbrojtja duke shënuar pranë portës, në vendin dhe kohë e duhur.

Rrjeta e tretë bardheblu ishte qershia mbi tortë, finalizimi i një aksioni të bukur që solli golin e pestë sezonal të Takut.

Top Channel