FIFA Football Awards, në votim edhe tifozët

01/11/2016 00:00

FIFA zbulon detajet për trofeun që jo do të japë për futbollistin më të mirë të vitit pas ndarjes me France Football për Topin e Artë. Çmimi që në periudhën 1991-2009 cilësohet FIFA World Player do të ndryshojë emër dhe do të quhet The Best FIFA Football Award. Ceremonia e dorëzimit të këtij trofeu do të organizohet në 9 janar në Zyrih, ndërsa në 2 dhjetor do të përcaktohen emrat e 3 finalistëve.

E reja në këtë çmim të FIFA, qëndron në faktin se në votimin për lojtarin më të mirë të vitit të FIFA do të marrin pjesë edhe tifozët. Mësohet se për të përcaktuar fituesin e trofeut 50% e pikëve do të merret nga votat e kapitenëve dhe trajnerëve të përfaqësueseve, ndërsa 50% tjetër do të përcaktohet nga rezultati i një sondazhi online dhe gjykimi i 200 tifozëve në mbarë botën

Çmimet që do të dorëzohen në ceremoninë  e 9 janarit janë Futbollisti më i mirë, futbollistja më e mirë, trajneri më i mirë, trajneri më i mirë i futbollit të femrave, Çmimi Pushkash për golin më të bukur, Çmimi Fair Play, Cmimi i tifozëve si dhe skuadra më e mirë e vitit.

Top Channel