Rruga e Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, tashmë një libër

01/11/2016 00:00

Përpjekja e republikanit Trump për t’u kthyer në President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në subjektin e një libri të ilustruar që titullohet: “Donald Trump: Rruga drejt shtëpisë së Bardh;.”

Përmbledhja 25 faqeshe, krijim i Storm Entertainment, ndjek zhvillimin e fushatës zgjedhore të kandidatit të Partisë Republikane në këndvështrimin e një votuesi të pavendosur në njërin prej të ashtëquajturave “shtete kyçe”.
Shkrimtari Michael Frizell thotë se e dyfishoi kujdesin gjatë kërkimeve të bëra mbi historinë e Trump. Për kandidatin republikan është shkruar shumë deri tani, shprehet ai.

“Detyra ime si krijues librash me vizatime që nuk i përkasin sferës së rrëfenjave te fantazisë, është ta paraqes subjektin tim në mënyrë argëtuese, por duke ruajtur njëkohësisht frymën e të vërtetës se një momenti, të cilin unë vetë nuk e kam dëshmuar. Shpresoj që lexuesve ky libër t’iu krijojë një ndjesi pasurimi të jetës së tyre.

Dikur kam qenë ngurrues kur vinte fjala tek leximi, vazhdon Frizëll, e atëherë zbulova se librat e ilustruar më tërhiqnin me një magnetizëm të cilin nuk e gjeja tek të tjerët.

Botimi, pjesë e një serie të quajtur “pushteti politik”, do të jetë në raftet e librarive amerikane nga data 2 nëntor.

Top Channel