Mourinho rikthen Schweinsteiger nga ferri

31/10/2016 00:00

Të jesh pjesë e ‘Djajve të Kuq’ duhet të provosh ferrin dhe ata të dy duket se kanë qenë në ferr: Bastian Schweinsteiger që prej kohës që në Old Trafford mbërriti Mourinho është nxjerrë nga lista e skuadrës së parë dhe vetë Special One, që pas 10 ndeshjeve të para në Premier League me United, ka marrë 13 pikë, më pak se paraardhësit e tij, Moyes dhe Van Gaal.

Por duke parë momentin e vështirë që Mourinho po kalon në timonin e ‘Djajve të Kuq’, ai mendon të gjejë zgjidhje operative. Një nga ato zgjidhje në fakt që duket se do të tërheqin jo pak vëmendjen e medias. Lëvizja e radhës nga portugezi është kthimi në stërvitje i gjermanit Schweinsteiger, që prej muajit gusht ishte transferuar të stërvitej vetëm me ekipin e të rinjve, ndërsa ndeshjet e Manchester United i shihte nga tribuna.

Schweinsteiger është parë më në fund në stërvitje me skuadrën e parë dhe me shumë gjasa do të bëhet pjesë edhe e skuadrës së parë, duke qenë se Manchester humbi shërbimin e Antonio Valencias. Pavarësisht ‘denimit’ nga Mourinho Schweini i merr çdo vit skuadrës 10 milionë euro.

Top Channel