De Boer i lëkundur, Inter kontakton Blanc

26/10/2016 00:00

Ndërsa Frank De Boer po kërkon të shpëtojë pankinën e tij, drejtuesit kinezë të Interit janë duke parë drejt të ardhmes. Nga Franca vijnë sinjale për kontratë me Laurent Blanc, tanimë i papunë, pas shkarkimit në verë nga PSG.

Le Parisien shkuan se zikaltrit e Milanos kanë bërë një sondazh me agjentin e trajnerit, Jean-Pierre Bernès. Francezi, ish-mbrojtës i Interit ka dhënë ndërkohë gatishmërinë e tij, edhe pse në Angli flitet për një pritje nga ana e Blanc për zhvillimet te Manchester United, ku edhe Mourinho shihet disi i lëkundur dhe ai e pëlqen idenë se mund të bëhet trajner i Djajve të Kuq.

Ndërkohë duke u rikthyer tek Interi ka një dilemë të madhe, e cila lidhet më tepër me faktin a duhet një trajner i përkohshëm për të mbyllur sezonin, në pritje të sinjaleve nga Simeone apo të mendohet për një investim afatgjatë. Drejtuesit ‘italianë’ të formuar nga Zanneti, Ausilio dhe Gardini po shikojnë idenë e një trajneri italian, ndërsa kinezët duken të prirur për një emër të madh ndërkombëtar. Dhe Blanc duket se është një emër më vlerë në tregun evropian.

Profili i francezit duket se pëlqehet edhe nga tifozët, duke qenë se nga 1999-2001 ai ka qenë pjesë e Interit. I vetmi dyshim për momentin është fakti që Blanc ka drejtuar vetëm në Francë: Bordeaux, kombëtaren franceze dhe PSG.

Top Channel