PSG, Thiago Silva mohon zërat për largim: Dua të qëndroj

24/10/2016 00:00

Thiago Silva vendos të shuajë zërat e merkatos, të krijuara së fundmi për një kalim të mundshëm te Juventusi.

Mbrojtësi brazilian, pas përfundimit të ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Olimpique Marseille, deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Francës, me të cilët ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

“Objektivi im është që të zgjas kontratën me Paris Saint Germain. I nisa bisedimet me drejtuesit e klubit për këtë çështje sezonin e kaluar, por ato u ndërprenë dhe nuk e di përse. Gjithsesi do të më duhet të diskutoj sërish me presidentin e Paris Saint Germain. Por dëshira ime është që të qëndroj këtu”, tha Thiago Silva.

Paris Saint Germain nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Marseille këtë fundjavë në Ligue 1 dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë në klasifikim, me 20 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Nice.

Top Channel