Milani mund Juventusin, bardhezinjtë vetëm 2 pikë larg

22/10/2016 00:00

Një Milan spektakolar është parë mbrëmjen e së shtunës në San Siro përballë një Juventusi që më tepër mundohej të mbrohej se sa të realizonte aksione që mund ta nxirrnin me pikë nga një ndeshje tepër delikate.

Goli i fitores për kuqezinjtë u shënua nga 18-vjeçari Manuel Locatelli, i cili ka realizuar një super gol me anë të një gjuajtje nga jashtë zone, e Buffon nuk mund të bënte asgjë përveçse të shoqëronte me sy topin drejt rrjetës.

Me këtë fitore Milani tregon se nën drejtimin e Montellës është rikthyer në nivelet që i takon, duke shkurtuar me dy pikë diferencat me Juventusin që vijon të mbeten në krye të renditjes me 21 pikë pas 8 javë kampionat.

Milani ndodhet përkohësisht e vetme në vendin e dytë me 19 pikë, por Roma e cila ka 3 pikë më pak, ka edhe një ndeshje për të luajtur të dielën ndaj Palermos.

Për t’u përmendur është edhe një super Donnarumma, 17-vjeçari ka qenë vendimtar në disa momente, ku për t’u vlerësuar është pritja e gjuajtjes së Sami Khediras në sekondën e fundit të ndeshjes.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel