Krujë, pronari i magazinave pranon tharjen e hashashit
22/10/2016 00:00
Pronari i magazinave të tharjes së hashashit në Dreven të Krujës, Kujtim Rexhepi ka pranuar gjithë veprimtarinë e kultivimit, tharjes dhe paketimit të drogës.
Në magazinëne tij u kapën 1.3 ton hashash. Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, Rexhepi është shprehur se personat e tjerë të arrestuar bashkë me të në ambientet e lokalit nuk kishin lidhje me drogën.
Ai ka dëshmuar se punëtorët i paguante me 15 mijë lekë të vjetra në ditë. Por pavarësisht kësaj dëshmie, të gjithë personat e arrestuar në fshatin Derven, me përjashtim të një 16-vjeçari, janë lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Top Channel