Presidenti ‘mbret’, ndalet referendumi në Venezuelë

22/10/2016 00:00

Liderët e opozitës në Venezuelë akuzuan qeverinë se organizoi një grusht shteti duke ndaluar organizimin e referendumit për largimin e presidentit Nikolas Maduro nga pushteti. Kreu i opozitës Henrike Kapriles bëri thirrje për protesta kombëtare javën e ardhshme për t[i treguar qeverisë së shumica e vendin nuk e mbështet. Reagimi opozitar erdhi pasi zyrtarë të zgjedhjeve në vend pezulluan peticionin që nevojitej për organizimin e referendumit.

Analistët thonë se referendumi i ndal pasi sondazhet të njëpasnjëshme treguan se qeveria do at humbte referendumin dhe kjo s’është aspak një cudi, duke konsideruar kriezën e thellë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi. Lideri opozita Kapriles tha se grushti i shtetit u bë nga qeveria kundër të gjithë banorëve të venezuelës, të cilët duhet të ngrihen në këmbë dhe të rivendosin rendin kushtetues. Autoritetet në venezuela nuk dhanë asnjë arsye zyrtare për ndalimin e referendumit, por raportohet se dyshojnë për manipulime.

Opozita kishte mundur të siguronte firmat e nevojshme për peticionin e parë dhe ishte shumë pranë sigurimit të tyre edhe për të dytin, dicka që i hapte rrugën automatikisht referendumit për largimin e presidentit maduro nga pushteti. ekspërtët thonë se vetë arritja e numrit të firmave për peticionin ishte sondazhi më i besueshëm se Maduro do të humbiste pushtetin dhe kjo bëri që qeveria të ndërhyjë duke influencuar organet zgjedhore që të anulonin referendumin.

Duket se humbja e qeverisë në referendum ishte kaq e sigurt, saqë qeveria e venezueklës injoroi edhe thirrjet e vendeve të tjera amerikane latine, disa prej të cilave aleatë, për të lejuar zhvillimin e referendumit.

Top Channel