Skuadra holandeze nuk grumbullon sulmuesin në E. League, arsyeja…politike

21/10/2016 00:00

Alireza Jahanbakhsh, sulmuesi iranian i skuadrës holandeze AZ Alkmaar nuk është grumbulluar me ekipin në ndeshjen që këta të fundit luajtën mbrëmjen e së enjtes në Europa League Maccabi Tel Aviv dhe vendimi është marrë për arsye politike.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga drejtori teknik i Az Alkmaar, i cili tha se sulmuesi nuk është grumbulluar me ekipin për diçka gjë nuk duhet të ketë asnjë lidhje me futbollin, politika.

Lojtari iranian nuk është grumbulluar me ekipin në këtë ndeshje pasi vendi i tij nuk e njeh Izraelin si shtet. Nëse lojtari do të kishte vendosur të luante ndaj Maccabi, sipas drejtuesve të klubit holandez, ai nuk do të grumbullohej më me kombëtaren e Iranit.

Mungesa e Alireza Jahanbakhsh duket se i ka kushtuar AZ Alkmaar pasi ishin izraelitët e Maccabi Tel Aviv ata që triumfuan 1-2 në Holandë.

Top Channel