Sulmohet godina qeveritare në Kirkut të Irakut

21/10/2016 00:00

Ndërtesa qeveritare në qytetin e Kirkutit në Irak është sulmuar nga persona të armatosur. Mediat irakiane kanë bërë të ditur se kamikazët kanë sulmuar stacionin policor dhe një termocentral.

Menjëherë sulmi është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një hoteli.

Sulmi i fundit vjen pas përpjekjeve të forcave irakiane për të rimarrë nën kontroll qytetin e fortifikuar të Mosulit.

Kirkuti është vendosur në shtetrrethim deri në një njoftim të dytë, ka njoftuar media irakiane.

Gazeta me bazë në Beirut, “Al-Sumaria” raportoi se pas sulmit të mëngjesit të ditës së sotme, policia kishte arritur të ekzekutonte një kamikaz, ndërsa tre të tjerë kishin arritur të hidhnin veten në erë,. Ndërkohë, një zyrtar i policisë ka thënë për këtë gazetë se situata ishte nën kontroll.

Top Channel