Ndahet nga jeta Gëzim Kasmi

18/10/2016 00:00

U nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, ish-futbollisti i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare, Gëzim Kasmi.

Miq, familjarë dhe kolegë ishin prezentë në ceremoninë e homazheve të organizuara në nder të legjendës së topit bardheblu. Në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet u mbajtën edhe nderimet e fundit për Kasmin, përpara se ai të përcillej në banesën e fundit. 

I lindur në 25 korrik të vitit 1942, Gëzim Kasmi ka luajtur me skuadrën e Tiranës nga viti 1960 deri në 1972, duke fituar edhe 4 tituj kampionë të vendit. Në periudhën 1963-1972 ai është aktivizuar edhe me përfaqësuesen shqiptare me të cilën ka zhvilluar 9 ndeshje.

Top Channel