Zbret nga vinçi i riu që kërcënonte të hidhej

18/10/2016 00:00

Për më shumë se dy orë, një i ri ka kërcënuar se do të hidhej nga një vinç i ndodhur pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

I riu nga Vlora, i identifikuar si Erion Selimaj, ka akuzuar se ndaj tij nuk është marrë asnjë përkujdesje edhe pse është jetim.

Është dashur negocimi i efektivëve të RENEA-s dhe miqve të tij, që pas më shumë se dy orësh, Erioni të zbresë nga vinçi.

Menjëherë ai është larguar i shoqëruar nga policia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel