Ushtron dhunë fizike ndaj vjehrrës, arrestohet 46-vjeçarja

18/10/2016 00:00

Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Lushnjës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj 85-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjes, ku Shkëndie Leshi ka dhunuar për motive pronësie vjehrrën e saj, Xh. Leshi, 85 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa e reja është arrestuar në akuzën e dhunës në familje.

Top Channel