Nëna e pashpirt, seks me të dashurin pasi përdhunoi dhe i vrau vajzën

11/10/2016 00:00

Një grua ka lënë dhe ka parë të dashurin e saj dhe kushërirën e tij të përdhunonin, vrisnin e gjymtonin vajzën e saj 10-vjeçare, e 20 minuta më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht të këtij viti në New Mexico të SHBA-ve, një ditë para ditëlindjes së vajzës, Victoria. 

Sipas raportimit të policisë, trupi i saj i pajetë u gjet i gjymtuar brenda apartamentit dhe se ajo ishte droguar nga njëri prej burrave.

Michelle Martens, Fabian Gonzales dhe kushërira e tij, Jessica Kelley u arrestuan si të dyshuar për ngjarjen. Rreth dy muaj pas ngjarjes nëna 35-vjeçare ka rrëfyer rrethanat e ngjarjes, e cila i ngjan skenave të filmave horror.

Michelle Martens ka pranuar para policisë se kishte marrë para nga i dashuri për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, por sipas dyshimeve të policisë më e tmerrshmja është se ajo e ka bërë këtë nga kënaqësia për të parë këtë akt, shkruan “The Sun”.

FOTO GALERI
1/6
Mamaja 35-vjeçare, Michelle Martens

Top Channel