Djali i Raul, talenti në rritje

08/10/2016 00:00

Jorge Gonzalez Sanz është djali i legjendës së gjallë të Madridit, Raul Gonzalez. Jorge luan me të rinjtë e Fordham Prep në New York dhe ashtu si i ati, mbi shpatullat e tij qëndron numri 7.

Ai është shndërruar në një yll në ekipin e tij dhe këtë e shfaq edhe në Instagram ku pozon me trofetë e tij apo foto gjatë ndeshjeve, ku ngjason shumë me Raul.

Mesa duket Raul Gonzalez nuk është i vetmi që ka një ndikim pozitiv në formimin e 16-vjeçarit Jorge si futbollist, edhe shokët futbollistë të të atit e përkrahin dhe e nxisin të arrijë gjithmonë e më tepër.

 “A e shënuar ndonjë gol…”, i shkruan futbollisti i Real Madrid, Pepe, në Instagram, edhe pse e di se 16-vjeçari prej 10 ndeshjesh është goleadori i ekipit të tij.

Ndërsa ish-sulmuesi tjetër i Real Madrid, Fernando Morientes, e përgëzon për punën e bërë tek Fordham Prep.

Top Channel