Barcelona konfirmon se është në ndjekje të Gelson Martinsit

05/10/2016 00:00

Nuk ka dyshim se Gelson Martins do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e ardhshme. Paraqitjet e tij në Champions League kanë bërë që të rritet interesimi i klubeve të mëdha europiane për të.

Manchester United dhe Real Madrid e kanë kërkuar edhe më parë, por duket se Barcelona është më e gatshme për të paguar 60 milionë eurot që duhen për klauzolën.

Lajmin e ka konfirmuar një nga drejtuesit e klubit katalanas, Ariedo Braida, i cili tha për “Record”: “Po vëzhgojmë Gelson Martinsin. Është i ri dhe i talentuar. Po ndjekim shumë të rinj në Brazil, Argjentinë, Gjermani, Itali, Francë dhe Portugali. Njëri nga këta është edhe Gelson”.

Top Channel