Franca fal SuperMarion

03/10/2016 00:00

Jo të gjithë e kanë kurajon për të pranuar gabimet e tyre por Olivier Thual e bëri këtë në rastin e një vendimi të diskutueshëm. Arbitri i njohur i futbollit francez që përfundoi nën akuzë pas përjashtimit të Mario Balotelit pas dy kartonave të verdhë, bëri një hap pas duke pranuar se kishte gabuar në ndëshkimin e dytë që nxorri sulmuesin e Nisës jashtë lojës.

Bomberi që ka rilindur në rivierën franceze ishte heroi dhe mëkatari i Nisës në fitoren kundër Lorient. Por ndoshta protestat e opinionit sportiv francez dhe presioni mediave, mobilizuan gurët e duhur për të mbrojtur SuperMarion.

Fakt mbetet që arbitri pranoi gabimin dhe është gati të dëshmojë para Komisionit Disiplinor, se kartoni ndaj Balotelit ishte i ekzagjeruar.

Pascal Garibian drejtor i arbitrave tha se gjyqtari kryesor kishte njohur mangësitë e tij dhe se rriten kështu shanset për revokimin e skualifikimit. Të enjten në mbrëmje do të merret një vendim zyrtar por ndërkohë, Nisa po llogarit SuperMarion në formacionin e radhës.

Top Channel