Nxënës dhe prindër të fshatit Daullas, të njësisë administrative Qendër në Fier, protestuan për dëmtimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas tyre, rruga është shumë e keqe, gjithandej mbizotërojnë mbeturina dhe mungon transporti i fëmijëve për në shkollë.

Protestën e banorëve dhe nxënësve e ka ndjekur nga afër edhe kryeadministratori i Bashkisë Fier, Florian Muçaj

Protestuesit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate.

Top Channel