Anglia, Southgate fton Lingard e Rashford

02/10/2016 00:00

Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar listën me 23 futbollistë për sfidat e tetorit dhe në të janë përfshirë edhe dyshja e Manchester United, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.

Alex Oxlade-Chamberlain i Arsenalit, Glen Johnson i Stoke dhe Ryan Bertrand i Southampton gjithashtu kanë marrë nga një ftesë për ndeshjet kualifikuese e “Rusi 2018” ndaj maltës (8 tetor) dhe Sllovenisë (11 tetor).

Dyshja e Liverpool, Adam Lallana dhe Nathaniel Clyne nuk do të jenë me kombëtaren për shkak të dëmtimeve që pësuan në sfidën e fundit në kampionat, ndërsa mesfushori i Leicester, Danny Drinkwater, gjithashtu mungon për të njëjtat arsye.

Gareth Southgate është trajner i ekipit Shpresa, por do të drejtojë edhe Kombëtaren A për katër ndeshjet e 2016-s, pas skandalit që çoi në shkarkimin e Sam Allardyce.

Top Channel