Kosovë, festohet dita e komunitetit boshnjak. Mustafa premton mbështetje

28/09/2016 00:00

Qeveria e Kosovës ka shënuar këtë të mërkurë Ditën e komunitetit boshnjak në vend. Në organizimin për nder të kësaj dite, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili është shprehur se historia e komunitetit boshnjak është histori bashkëjetese.

Mustafa e ka cilësuar madje edhe si një histori e ndërtimit të raporteve pa urrejtje dhe me bashkëpunim. Kyreministri i Kosovës është shprehur më tej se festa e boshnjakëve është jo vetëm një festë për ta, por për të gjithë vendin. Ndaj, ai ka premtuar bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme për këtë komunitet.

Konferenca ceremoniale për nder të kësaj dite është organizuar nga zyra për Çështjet e Komuniteteve dhe është zhvilluar në ndërtesën qeveritare. Për këtë ditë do të ketë organizime edhe në Komunën e Prizrenit, pasditen e së mërkurës, pjesë e të cilave do të jetë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Top Channel