E para këngëtare me 100 milionë ndjekës

28/09/2016 00:00

Selena Gomez është vajza më e ndjekur në Istagram, por ajo sapo ka thyer një rekord. Ajo është e para këngëtare që ka kaluar numrin e 100 milionë ndjekësve në këtë rrjet social.

Edhe pse ka mbi një muaj që nuk ka publikuar asgjë në profilin e saj në Instagram, duket se numri i ndjekësve ka vazhduar të rritet.

Një gjë është e sigurt, që Selena i ka fituar zemrat e fansave të saj, jo duke u zhveshur si kolegët Kardashian/Jenner apo Nicki Minaj.

Top Channel