Gjiknuri hedh poshtë akuzat e Berishës: Të pavërteta

23/09/2016 00:00

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha akuzoi ministrin Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët mesditën e së premtes për një aferë korruptive duke dorëzuar menaxhimin e Kaskadës së Drinit tek një kompani private në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gjiknuri i quan të gënjeshtërta këto deklarata të Berishës dhe thotë se kontrata e nënshkruar me kompaninë EFT nuk i jep të drejtë kësaj kompanie në asnjë pikë që të menaxhojë Kaskadën.

“Kontrata e depozitivimit ka si qëllim që të ofrojë zgjidhje kur prurjet janë të mëdha dhe maksimizimin e prodhimit të energjisë”, thotë Gjiknuri.

Ministri shton se Berisha vjell vrer ndaj çdo sektori e reforme që ecën përpara në këtë vend. Nuk ka shqiptarë që t’i besojë më këtij varrmihësi të energjitikës shqiptare”, thotë Gjiknuri.

Top Channel