Mou: Më kritikuan? Futbolli është plot me Ajnshtajnë

22/09/2016 00:00

Jose Mourinho kritikoi ata që i quajti “Ajnshtajnët e futbollit”, pasi mendon se e kritikuan padrejtësisht atë dhe skuadrën e Manchester United pas tri disfatave radhazi.

“E di se disa Ajnshtajnë të futbollit, se futbolli është plot me Ajnshtajnë, duan që të më hedhin poshtë karrierën time 16-vjeçare. Ata duan që të fshijnë historinë e jashtëzakonshme të United duke u fokusuar në rezultatet e tre ndeshjeve. Por kjo është e reja në futboll, është plot me Ajnshtajnë”, tha “Speciali”.

Mou deklaroi se i kuptonte plotësisht zhgënjimin e tifozëve javën e kaluar, por u shpreh i bindur se në fundjavë, në sfidën ndaj kampionëve të Leicester, ata do ta mbështesin sërish skuadrën.

Mou i dha fund serisë së rezultateve negative të mërkurën në mbrëmje kur fitoi në transfertë ndaj Northampton, por shorti nuk u tregua aspak bujar, pasi në raundin e ardhshëm do të ketë përballë Cityn e Guardiolës.

Top Channel