Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

21/09/2016 00:00

Mesjava sportive e Serisë A ka dhuruar gola. Roma e Juventus fituan me nga katër gola ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërkohë që Interi mori fitoren e tretë radhazi në një transfertë të vështirë.

Në Torino, “Bardhezinjtë” iu përgjigjen me katër gola kritikave të marra pas humbjes ndaj Interit në fundjavë. Serinë e golave e hapi Rugani në minutën e 14. 20 minuta më vonë shënon dyfishon Higuain, ndërsa Dani Alves vulos 3-0 rezultatin e pjesës së parë.

Në të dytën vendasit zbehën disi ritmin dhe gjetën vetëm një autogol, atë të shënuar nga Ceppitelli në minutën e 84. Edhe Roma fitoi 4-1 ndaj Krotones. El Sharaui, Salah e më pas një dopietë e Edin Xhekos vendosën këtë takim për verdhekuqtë.

Interi bindi në transfertën e Empolit ku doli me pikë të plota falë dy golave të shënuar nga kapiteni Icardi, ndërsa Napoli barazoi pa gola ndaj Xhenoas, duke i dorëzuar kreun e tabelës Juventusit me 12 pikë. Napolitanët ndjekin me 11, e më pas Inter, Roma e Kievo me 10 e Milani me 9.

Top Channel