Durrës, arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për vrasje

21/09/2016 09:15

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili akuzohet për vrasje, vjedhje në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.

Shtetasi Lulzim Rubjeka, 37 vjeç, banues në Xhafzotaj është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar për arsye se Gjykata e Tranit në Itali ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale vrasje, vjedhje në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.

Maksimumi i dënimit, deri në 30 vjet burg.

Top Channel