OSHEE investon në Tiranë, 7 milionë euro për rrjetin e ri

20/09/2016 00:00

OSHEE po investon 7 milionë dollarë për uljen e humbjeve dhe përmirësimin e furnizimit me energji të rreth 120 mijë banorëve në disa prej zonave më problematike të Tiranës si “Misto Mame”, Unaza e Madhe apo ish-Fusha e Aviacionëve.

“Me këtë investim nuk do të kenë më probleme me ndërprerjen e energjisë për shkak të amortizimit ose kushteve të këqija atmosferike, prandaj linjat po zëvendësohen nga 6 kV në 20 KV”, u shpreh Klevis Jahaj, zyrtar nga OSHEE.

Në total në Tiranë janë investuar mbi 20 milionë dollarë në zonat Bathore-Babrru-Paskuqan, Qyteti Studenti, Vasil Shanto, ish-Nsharaku, Kinostudio, Selitë etj. Në proces janë projekte të tjera me vlerë 12 milionë dollarë.

Top Channel