Kosovë-Serbi, më 26 shtator flitet për telekomunikacionin

19/09/2016 00:00

Një raund i ri bisedimesh mes Kosovës e Serbisë në Bruksel është planifikuar të mbahet më 26 shtator, ku temë kyçe pritet të jetë telekomunikacioni.

Marrëveshja për telekomunikacionin është arritur më 25 gusht të vitit të kaluar, sipas së cilës thuhet se Serbia dëshiron kodin e zonës për Kosovën, në mënyrë që të përdoret në Prishtinë dhe për t’i mundësuar “Telekomit” të Serbisë të veprojë lirshëm në territorin e Kosovës.

Sipas Gjuriç, Prishtina do të deklarojë në çdo mënyrë se “Telekom Serbia” është pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës, vetëm që të sfidojë atë që është nënshkruar apo për të kapur pasuritë e “Telekom Serbisë”.

“Edhe 90 për qind e këtyre aseteve të bëra pas vitit 1999, të tilla si ndërtesa në Mitrovicë, e cila ishte ngritur në vitin 2004”, ka thënë Gjuriç.

Gjithashtu ai ka theksuar se, edhe pse Beogradi ka të gjithë dokumentacionin mbi pronën, shpesh Prishtina përpiqet për të folur rreth argumenteve të forcës dhe për të numëruar mbështetjen ndërkombëtarë rreth pikëpamjeve të tilla.

“Ne kemi një ide dhe sugjerime për t’u mundësuar atyre të hyjnë në sistemin bazë ‘Telekom’, që do të thotë pothuajse të jetë në gjendje për t’i përgjuar qytetarët e Serbisë me urdhër të gjykatave të tyre të guximshme. Sigurisht, një gjë e tillë nuk është një opsion dhe ne nuk e duam këtë”, ka shtuar Gjuriç.

Top Channel