Në vitin 2017 nis punën Gjykata Speciale

15/09/2016 00:00

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm duhet të jetë gjithçka gati për të filluar punën Gjykata Speciale, që do të merret me krimet në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i gjykatës, Fidelma Donlon, e cila ka thënë se tashmë është në proces emërimi i gjyqtarëve.

Donlon ka paraqitur edhe faqen e internetit të Këshillit të Specializuar të Kosovës, pasi gjykata tashmë është zyrtare, gjithashtu dhe Zyra e Prokurorit të specializuar, që do të fillojë komunikimin me publikun.

Edhe pse në njoftimet e mëparshme është përmendur UÇK-ja, kujtohet se gjykata do të “bëjë procedurat ligjore në lidhje me pretendimet që dalin nga Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…7 janar 2011, në të cilën ai bën akuzat e krimeve të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtarë”, është thënë ndër të tjera.

Në këtë raport, Raportuesi Special i Këshillit të Evropës Dick Marty ka shkruar për krimet ndaj serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe Shqipëri dhe ka shprehur dyshimet se disa prej tyre në Shqipëri, i janë hequr organet duke u tregtuar më vonë.

Pretendimet në raportin e Martit thuhet të jenë hetuar, para formimit të gjykatës, me grup të posaçëm punues, i udhëhequr nga avokati amerikan Clint Ëilliamson. Ai ka konfirmuar se kishte gjetur prova të disa prej kërkesave të përshkruara në raportin e Martit.
Ndërsa si kryeprokuror i gjykatës është caktuar David Schwendiman dhe Gjykata do të jetë e vendosur në Hagë, e cila do të përfshijë gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Top Channel