Bayern, nis “nxemja” për “Oktoberfest 2016”

15/09/2016 00:00

Bajerni i Mynihut e festoi si duhet suksesin e thellë 5-0 në Champions League kundër Rostov, duke u bërë pjesë e përgatitjeve për festën më të famshme të birrës në Europë.

Duke shijuar pijen tradicionale bavareze dhe me kostumet karakteristike të zonës, lojtarët kryesorë dhe stafi teknik iu bashkuan organizimeve për “Oktoberfest”.

Ashtu siç ndodh çdo vit me Bajernin e Mynihut, skuadra veshi kostumet e famshme Lederhozen dhe i kushtoi pak kohë sponsorit të klubit me një gotë birrë për secilin dhe fotot zyrtare.
 
Kjo ishte hera e parë në një “Oktoberfest” për trajnerin italian Carlo Anceloti, që zëvendësoi Pep Guardiolën në fundin e sezonit të kaluar te Bajerni.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel