Hysaj mbetet te Napoli

14/09/2016 00:00

E ka thënë më parë se Elseid Hysaj është anësori i djathë më i fortë në Serinë A dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e futbollistit shqiptar ndoshta për disa vite. Agjenti i mbrojtësit shkodran që luan me Napolin doli këtë herë në skenë për të konfirmuar ecurinë e mirë të tratativave për rinovimin me klubin e kaltër.

Mario Giuffredi, prokuratori i Elseid Hysaj, foli për Radion “Kis Kis” duke bërë të ditur se firma në kontratë do të vijë pas impenjimeve europiane.
 
“Të gjithë do të jenë të emocionuar për debutimin e këtij sezoni në Champions, e Hysaj ndoshta më shumë për një tjetër vit me fanelën e Napolit. Do të përballen me skuadrat më të forta, por Elseid është në formë optimale dhe do të vërtetojë që me Napolin është në lartësinë e kampionëve dhe 7 më të mirëve të Europës”, tha agjenti që mbron interesat e Hysaj.

Top Channel