F1 në Singapor, gara që vë në provë gomat

13/09/2016 00:00

Botërori i Formula 1 këtë fundjavë transferohet në Singapore, e vetmja garë që zhvillohet nën dritën e prozhektorëve. “Marina Bay” konsiderohet si  pista e dytë më e ngadaltë pas asaj të Montecarlos. Në të njëjtën kohë ajo përkufizohet edhe si pista më e lodhshme kjo për shkak se ka më shumë kthesa, 23.

Për këtë garë, Pirelli ka vendosur të vërë në dispozicion të skuadrave tipet e gomave më të shpejta; ultra të buta, super të buta dhe ato të buta, ideale për t’iu përgjigjur trajektoreve të “Marina Bay” që ka një sipërfaqe jo të rregullt dhe paraqet rreziqe. Kjo do të thotë se gomat do të konsumohen vazhdimisht për shkak të frenimeve të shpeshta

“Çmimi i Madh i Singaporit është ndoshta gara më spektakolare e sezonit”, deklaron Drejtori Sportiv i Pirellit, Paul Hembrey. “Ajo do të jetë akoma më e bukur me përdorimin për herë të parë të gomave ultra të buta. Gara në “Maina Bay” është më e paparashikueshmja dhe administrimi i gomave do të bëjë diferencën”.

Top Channel