Totti për 40 vjetor kërkon edhe një tjetër vit kontratë

13/09/2016 00:00

Mosha duket se nuk është akoma një pengesë dhe kur duhen edhe dy javë nga ditëlindja e 40, Francesco Totti nuk ka ndërmend që të varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit. Përkundrazi, kapiteni i përjetshëm i Romës është duke menduar për rinovimin e kontratës.

Paraqitja e shkëlqyer në ndeshjen me Sampdorian, ku ai e nisi nga stoli duke dhënë një asist për golin e barazimit dhe mori autorësinë e golit të fitores, janë shenja të qarta motivimi. Me një jetë shumë  të rregullt, rreth futbollit dhe familjes, Totti është mëse i impenjuar se kurrë te karriera, të paktën edhe për një tjetër sezon.

Dhe shenjat e aprovimit nuk vijnë vetëm për 40 vjeçarit, por edhe nga drejtuesit e skuadrës verdhekuqe, që në fillim të kësaj jave kanë dhënë sinjale se janë të hapur për hapjen e bisedimeve për rinovimin e kontratës.

Top Channel