Basha: Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti ndihmoftë shqiptarët

12/09/2016 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha u është bashkuar urimeve për festën e Kurban Bajramit.

“Të dashur miq, vellëzer dhe motra, besimtarë myslimanë, gëzuar Kurban Bajramin! Sot besimtarët kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt që sprovohet përmes sakrificës”, është shprehur Basha.

“Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!”, e ka mbyllur kreu i opozitës urimin e tij.

Top Channel