Eredivisie, Feyenoord ruan kryesimin, fiton edhe Ajaxi

11/09/2016 00:00

Feyenoord nuk ndalet në Eredivisie. Ekipi Van Brockhorst arriti fitoren e pestë në pesë javë pasi mundi 3-1 në shtëpi Ado Den Haag pas një sfide të dominuar.

Feyenoord e pati të vështirë sa të shënonte golin e parë në minutën e 33-të me Dirk Kuyt që u tregua i saktë përpara portës. Vetëm pak sekonda më pas bardhekuqtë realizuan dhe golin e dytë me Jorgensen pas një aksioni dhe pasimi shumë të bukur të Toornstra.

Nga ky moment vendasit menaxhuan takimin deri në minutën e 86-tën kur Den Haag arriti të shkurtojë diferencën pas një finalizimi mjaft të bukur të Marengos. Gjithsesi Feyenoord ruajti diferencën me dy gola falë El Ahmadit, që mbylli ndeshjen pasi devijoi për në rrjetë një pasim të Karsdorp.

Ajax gjithashtu pati një të diel të suksesshme pasi mundi 1-0 Vitessen në shtëpi. Golin e fitores e realizoi Viergever në të 55-tën me harkëtarët që u ngjitën në kuotën e 10 pikëve.

Top Channel