Rama reagon për maturantët: Ata që kanë fituar në shumë degë do të lirojnë vendet

09/09/2016 00:00

Nga Peshkopia, Kryeministri Edi Rama i është referuar edhe polemikave për çështjen e maturantëve, duke thënë se alarmi nuk është i justifikuara pasi maturantët që kanë fituar në shumë degë do të hapin vende për të tjerë pas regjistrimit.

“Tani, Jonida ka fituar në 8 degë. Ajo do të shkojë vetëm te njëra dhe 7 të tjera do t’u lirojë vendin atyre që vijnë më pas. Dhe nga ata maturantë që duhet të hyjnë në universitet pjesa dërrmuese do të jenë në universitet. Vendosëm mesataren, sepse PD-ja kriterin e kishte sa më shumë ngelësa me diplomë, aq më shumë vota për PD-në. Ndërsa kriteri ynë është sa më shumë mbështetje për më të mirët aq më e mirë Shqipëria nesër; sa më shumë njerëz të diplomuar sipas meritës, aq më e mirë administrata nesër”, u shpreh Rama.

Top Channel