“Brexit është një alarm zgjimi edhe për Shqipërinë”, thote Nicolas Hayoz, profesor në Universitetin e Friburgut. Është një shenjë për të kuptuar se Europa është aty, e gatshme të presë hyrje të reja, të cilat duhet të jenë të përgatitura për rregullat për anëtarësim.

“Shqipëria dhe shumë shtete të tjera janë të shqetësuara, pasi mendojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian do të ndalet. Unë mendoj se zgjerimi i BE nuk është aspak në rrezik. Europa e di fare mirë se duhet të mbajë premtimet, ndaj nuk duhet harruar procesi i zgjerimit”, shprehet Prof. Dr. Nicolas Hayoz, UNiversiteti i Friburgut.

I ndodhur në Tiranë për një konferencë ndërkombëtare mbi ndryshimet në Ballkanin Perëndimor, profesori i njohur zviceran, Hayos, shprehet se kërkimet sociale i vijnë në ndihmë politikës për të pasur një shoqëri demokratike.

 “Gjithnjë e më shumë politikanë po shohin se shkencat sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm, pasi sjellin të dhëna dhe tregues, të cilat i duhen politikes. Politikanëve u takon vendimmarrja, ndaj ata duhet t’i bazojnë vendimet e tyre mbi këto tregues. Sa më shumë njohuri të kesh, aq më demokratike bëhet një shoqëri”, thotë Hayoz.

Top Channel