Parlamenti çel sesionin e ri me reformën

05/09/2016 00:00

Parlamenti çeli sesionin e ri të punimeve, që sipas kreut te Kuvendit, Ilir Meta pritet që të jetë i përqendruar në miratimin e ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe Reformës Zgjedhore.

Në fjalën hapëse, kryeparlamentari deklaroi se “duhet të ecim me finalizimin e Reformës në Drejtësi dhe miratimin e të gjitha ligjeve, si të Vetingut.

“Ky sesion duhet të ecë përpara dhe duhet të përmbyllë Reformën Zgjedhore, Komisioni duhet të nxjerrë konkluzionet”, tha Meta.

Në fokus të punës së këtij sesioni do të jenë proceset për integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi Meta, i cili uroi një bashkëpunim sa më konstruktiv për këtë sesion.

Top Channel