Në pritje të Maqedonisë

03/09/2016 00:00

Futbollistët e Kombëtares shqiptare janë të përqendruar në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë dhe për të vazhdojnë programi me nga dy seanca sëtrvitore në ditë.

Pas stërvitjes së mëngjesit disa prej lojtarëve ishin të pranishëm në një ceremoni promovimi në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, ku takuan dhe nënshkruan autografe për të gjithë tifozët e pranishëm.

“Për mua është pak speciale, por besoj dhe shpresoj që ta nisim kualifikimin me fitore”, thotë Naser Aliji.

Ndërkohë sulmuesi shkodran Bekim Balaj theksoi edhe një herë se skuadra jonë është e vetëdijshme për vështirësinë e kësaj përballjeje.

“Është ndeshje e vështirë dhe i paraprin dhe nisja e një rrugëtimi të vështirë. Kemi presionin për të fituar ndeshjen dhe duhet të jemi të qetë në fushë. I rëndësishëm për ne është 3-pikëshi.

Shqipëria do të luajë sfidën ndaj Maqedonisë në mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës aty ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet eliminatore të Botërorit, ndërkohë që të gjitha biletat janë të shitura për këtë takim.

Top Channel