Vjen Dervishaj, ikën Dervishi; ndryshon kreu i AKBN-së

02/09/2016 00:00

Pas Edmond Haxhinastos, një tjetër zyrtar i lartë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim është larguar nga posti.

Dael Dervishi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka paraqitur dorëheqjen nga detyra për motive personale.

I kontaktuar nga Top Channel, Dervishi deklaroi se motivi i dorëheqjes së tij është largimi për një program kërkimor dhe shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fokus legjislacionin e naftës në vendet e Ballkanit.

Dervishi ka drejtuar AKBN që prej tetorit të vitit 2013, ndërsa më parë ka mbajtur postin e drejtorit juridik në këtë institucion.

Top Channel