Prishtinë, policia gjen 80 çanta me bomba molotov

01/09/2016 00:00

Rreth 80 çanta të mbushura me shishe të koktej molotovi janë gjetur në një bodrum të një ndërtesë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Burimet policore kanë treguar se gazi ishte përgatitur për protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të mëdha të Policisë së Kosovës, të cilat po bëjnë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty të arrij edhe njësia për dominim. Rasti është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Top Channel