Amir Rrahmani bëhet pjesë e Dinamo Zagrebit

30/08/2016 00:00

Amir Rrahmani ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për karrierën e tij sportive, duke u transferuar këtë të martë te gjigandi i futbollit kroat Dinamo e Zagrebit.

Lojtari i cili vetëm pak ditë më parë bëri publik vendimin për të luajtur me Kosovën në rang përfaqësuesesh, konfirmoi nëpërmjet faqes së tij në “Facebook” transferimin te Dinamo e Zagrebit ku shfaqet me fanellën e re ndërsa shkruan, “Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falenderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”.

Transferimi i Rrahmanit te Dinamo e Zagrebit vjen pas një sezoni të shkëlqyer për të në kampionatin kroat me RNK Split, skuadër me të cilën firmosi për 4 vjet verën e kaluar duke u transferuar nga Partizani që humbi një shans të mirë me futbollistin nga Prishtina pasi nuk kishte arritur të nënshkruante rinovimin e kontratës duke e humbur kështu me parametra zero. Split besohet se ka fituar plot 1.6 milionë euro nga shitja e Rrahmanit.

Top Channel