La Liga, fiton Barça por Las Palmas merr kryesimin

28/08/2016 00:00

Një gol i mesfushorit kroat Ivan Rakitic në pjesën e parë i ka mjaftuar Barcelonës që të dalë me tri pikë nga derbi me Atheltic Bilbaon. Ashtu siç pritej, djemtë e Luis Enirques nuk e patën aspak të lehtë në transfertën ndaj skuadrës baske.

Më shumë se raste shënimi, kishte kartonë të verdhë ku u ndan gjithsej 9 të tillë, 4 për Barçën dhe 5 për vendasit.

Pavarësisht kësaj fitore, Barça nuk ka arritur të marrë kryesimin, pasi vendi i përket për dy javët e ardhshme modestëve të Las Palmas të cilët kanë fituar dy ndeshjet e para.

Madje fitorja e së dielës 5-1 në shtëpi ndaj Granadës e bëri atë skuadrën me golaverazhin më të mirë duke marrë edhe kryesimin e La Ligas.

Top Channel